Premtimet për Çairin, tregtarët ankohen për zvarritjen e punëve në ‘Bit Pazar’

Projekti i shume përmendur dhe shumë promovuar për rikonstruimin e Bit Pazarit më në fund ka filluar të realizohet, por jo me ritmin e dëshiruar sipas tregtarëve, të cilët ankohen për zvarritje të punëve dhe dëmtim të biznesit të tyre, njofton Portalb.mk.

Nga Komuna e Çairit thonë për Portalb.mk se obligimi i komunës në këtë projekt ishte vetëm realizimi i dhënies së lejes së ndërtimit, edhe pse ky projekt u promovua shumë herë sidomos në fushata parazgjedhore nga kandidatët për kryetar të kësaj komune.

Bit Pazari Foto: Portalb.mk

“Lidhur me projektin e Bit Pazarit, Komuna e Çairit ka kryer obligimin ligjor të realizimit të procedurës për dhënien e lejes së ndërtimit për parashtruesin dhe realizuesin e projektit Ndërmarrjen Publike “Tregu i Shkupit” në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore që rrjedhin nga Ligji për Ndërtim”, tha për Portalb.mk, Kushtrim Alla, zëdhënës i komunës.

LEXO: Do të modernizohet Bit Pazari i Shkupit

LEXO: Bit Pazari në gjendje të mjerueshme, projekti askund (FOTO)

Ai shtoi se për afatet e realizimit përgjegjësi jep Ndërmarrja “Tregu i Shkupit”.

“Pas përfundimit të procedurës ligjore të dhënies së lejes për ndërtim, përgjegjës për dinamikën e punës është vet realizuesi Ndërmarrja “Tregu i Shkupit” e cila ka obligim ligjor të caktojë organ mbikëqyrës. Sa i përket afatit të përfundimit të projektit dhe rrjedhën e punës, përgjigjen duhet ta jep realizuesi i projektit Ndërmarrja “Tregu i Shkupit” si bartës i të njëjtit”, shtoi Alla.

Nga kjo ndërmarrje për Portalb.mk thonë se po punohet me tempon e duhur edhe pse terreni për të punuar është shumë i komplikuar.

LEXO: Arkë e zbrazur për Bit Pazarin, projekti mbetet vetëm në letër?

LEXO: Mexhiti prezantoi pamjen e re të Bit Pazarit (FOTO)

“Qysh nga marrja e lejes ndërtimore, e cila u dha nga fundi i muajit marsit, është duke u punuar me rritëm të pandalshëm. I kuptoj komentet dhe brengat e shfrytëzuesve se po zhvillohet ngadalë, por kur punohet në tokë, ku po përgatiten gjitha punët për ngritjen e ndërtimit të planifikuar është diçka që nuk shihet në teren dhe thonë se këtu nuk po bëhet asgjë, por ndërtimi po vazhdon pa ndalë, dhe në afat shumë të shkurtë faza e parë do të përfundojë”, thonë nga kjo ndërmarrje.

Bit Pazari Foto: Portalb.mk

Nga ana tjetër tregtarët ankohen për kushtet momentale duke thënë se duhet sa më parë të përfundojë projekti për shkak të dëmtimit të biznesit të tyre.

LEXO: 10 milion euro për modernizimin e Bit Pazarit

“Tani janë bërë impovizione, jemi ngushtuar madje disa edhe janë larguar në afat deri sa të përfundojnë punimet pasi që nuk ka vend. Ne me këtë punë mbajmë familje, duhet të intervenohet që sa më parë të përfundohet punimet ose të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër për neve”, thonë tregtarët.

Së fundmi realizimin e këtij projekti e premtoi edhe kryetari i tanishëm Visar Ganiu në fushatën e tij parazgjedhore.

Kurse sipas planit, objekti i ri modern që parashihet të ndërtohet do të ketë një sipërfaqe prej 15 mijë metrash katrorë dhe do të kushtojë afër 10 milionë euro.

Ndërkaq kryetari i komunës së Çairit, Visar Gani gjatë fushatës së tij parazgjedhore premtoi shumë gjëra lidhur me përmirësimin e kushteve të kësaj komune, e cila për vite të tëra është lënë në mjerim dhe në kaos të vërtetë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button