Zhvlerësimi i Lirës, godet edhe ekonominë e rajonit sirian të kontrolluar nga Turqia

Zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës turke, Lira, ka goditur jo vetëm ekonominë turke, por edhe atë të rajonit sirian të kontrolluar nga Turqia, transmeton Top Channel. 

Bëhet fjalë për një rajon të Sirisë veriore, që kontrollohet nga rebelët e financuar nga Turqia, të cilëve qeveria e Erdogan u paguan shërbimet arsimore, shëndetësore dhe policore.

Në dy muajt e fundit Lira ka humbur rreth gjysmën e vlerës së saj ndaj dollarit amerikan, por edhe më e madhe ka qenë humbja ndaj paundit sirian.

“Deri para dy muajsh, 800 lira ishin të barabarta me 100 mijë paund sirian, ndërsa tashmë me to mund të blesh vetëm 40 mijë paund sirian. Një rënie e ndjeshme, në masën 60% që ka vështirësuar jetesën në këtë rajon, ekonomia e të cilit është përfshirë në atë të Turqisë”, deklaroi një specialist pranë një qendre të këmbimit valutor në qytetin e Azaz-it në Sirinë Veriore.

Monedha turke ka filluar një rënie që në ditët e para të 2018-ës dhe zhvlerësimi është theksuar ndjeshëm në dy muajt e fundit, kur Lira ka humbur në total rreth 40 % të vlerës së saj ndaj dollarit amerikan.

Shkak është pikërisht tensionin në marrëdhëniet turko-amerikane, që ka ardhur në rritje pas vendimit të gjykatave në Turqi për të mbajtur nën arrest pastorin amerikan Andrew Brunson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button