fbpx

ASHAM mbështet votimin “për” në referendum

Njëzet e pesë vjet pas pranimit të Maqedonisë në Kombet e Bashkuara, epilogu nga referendumi i ardhshëm për emrin është një prej sfidave më të mëdha me të cilat shteti ballafaqohet prej pavarësisë e deri më sot. Kjo u tha në Ohër në shënimin e jubileut dhe promovimit të libërthit “Për dhe nga Kiro Gligorovi”. Për kryetarin e ASHAM-it, Taki Fiti me Marrëveshjen e Prespës, për Maqedoninë hapen mjaft perspektiva, njofton Alsat M.

“Të shpresojmë që referendumi do të kalojë. E di që nuk mundet një qytetar të jetë plotësisht i kënaqur me zgjidhjet e kësaj marrëveshje pasi, fundja, është ndryshuar emri kushtetues. Por, identiteti është përforcuar ndërsa referenca ka të bëjë vetëm me përcaktimin gjeografik dhe sipas kësaj, duhet të shikojmë përpara dhe të bëhemi pjesë e NATO-s, BE-së dhe t’i hapim bisedimet me Unionin. Mendoj se me këtë monitorim të përforcuar që do ta kemi nga NATO dhe BE-ja, shumë më fuqishëm do të përparojmë në pjesën e reformave”, tha Taki Fiti, kryetar i ASHAM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button