Gazetare dhe striptiste!

Në vorbullën e krizës ekonomike globale, kosto e jetesës është shtrenjtuar goxha dhe vetëm me një punë vështirë t’ia dalësh mbanë të përballosh shpenzimet e të vendosësh disa para mënjanë.

Për këtë, gazetarja amerikane 30-vjeçare, Sarah Tressler vendosi që pas përfundimit të orarit të punës si gazetare në një revistë të ushtronte edhe striptizmin në një lokal nate.

Në muajin mars të këtij viti, foto ku tregohej 30-vjeçarja duke bërë striptizëm ranë në duart e eprorëve të saj në revistë. Fill pas kësaj ata vendosën ta pushonin nga puna.

Vendimi është paditur nga Tressler e cila rikërkon vendin e saj të punës. Veç kësaj, 30-vjeçarja njoftoi nisjen e një turi striptizmi në të gjithë shtetet amerikane si formë denoncimi kundër asaj që ajo e quan diskriminim.

Lajme të ngjashme

Back to top button