Autoritetet e Tetovës ende nuk kanë ndërmarrë asgjë për eko drurin e tharë (FOTO)

Eko druri në Tetovë, i cili ishte vendosur për ta pastruar ajrin vazhdon të jetë i tharë dhe në gjendje të mjerueshme, edhe pse autoritetet komunale premtuan se do ta gjelbërojnë, shkruan Portalb.mk.

Gjatë ditës së sotme, Portalb.mk, ka fotografuar eko drurin në Tetovë i cili tanimë një muaj është tharë në tërësi dhe autoritet nuk kanë ndërmarrë asgjë për ta rivënë në funksion të njëjtin.

Portalb  kontaktoi me autoritetet komunale, por ata na thanë që të drejtohemi deri te Ndërmarrja Publike Komunale, NPK Tetova. Drejtori i NPK Tetova, Xhelal Ceka, shkurt na tha se është jashtë shtetit dhe nuk mundet që të japë përgjigje.

Eko druri me vlerë 25,000 euro ishte dhuratë nga Gjermania. Qëllimi i vendosjes së këtij druri është që përmes llojit të veçantë të bimëve ta pastrojë ajrin e ndotur të qytetit nga grimcat e dëmshme PM10 dhe PM2.5. Instalimi për pastrim të ajrit, është vendosur në mars të vitit 2017 nga komuna e Tetovës, në bashkëpunim me organizatën Eko Svest dhe Ambasadën e Gjermanisë, ndërsa ka kushtuar mbi 20 000 euro.

Tetovë, nga mosmirëmbajtja është tharë druri ekologjik që kishte për detyrë ta pastrojë ajrin (FOTO)

Tetovë, ka nisur të thahet edhe “pastruesi” i vetëm i ajrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button