Skandali me shoqatën “Draudakum”: Në pronësi të kujt janë pikturat dhe nga kush janë punuar? (FOTO)

Për siç thuhet, “përvetësimin” e pikturave në mes Shoqatës së Artistëve Figurativ të Gostivarit “Draudakum”, piktorit Luan Zenku dhe piktorit Fitim Aliu, Ministria e Kulturës nuk mbanë llogari, ndërkaq sipas asaj që njoftuan Luan Zenku dhe Reshat Ameti do të nis procedura juridike për verifikim të asaj: “Se në pronësi të kujt janë pikturat?”, shkruan Portalb.mk. Zenku mes rreshtash tha se pikturat e ekspozuara në Kavadar janë punuar nga ai.

Për rastin në fjalë është informuar edhe Ministria e Kulturës, por nga atje thonë se nuk mund të mbajnë llogari për punimet që ekspozohen, megjithëse nuk njoftojnë se a do të ndërmarrin ndonjë hapë për të vërtetuar se a ka pasur abuzime në skandalin me shoqatën “Draudakum”.

“Ministria nuk mund të mbajë llogari për të gjitha punimet që ekspozohen nëpër ekspozita. Nëse verifikohet se ka abuzime, sigurisht që institucionet do të veprojnë komfor ligjit. Për të tjerat le të flasë me kryetarin e Draudakumit”, thanë për Portalb.mk, nga Ministria e Kulturës.

Pallati i Kulturës në Kavadar i pakapshëm

Portalb për dy ditë me radhë është përpjekur që të realizojë kontakt apo edhe takim me Pallatin e Kulturës “Ivan Mazov Klime” në Kavadar, por nga atje janë të pakapshëm.

Piktori Luan Zenku, i cili nga piktori Fitim Aliu akuzohet se ia ka përvetësuar pikturat dhe të njëjtat i ka ekspozuar në Pallatin e Kulturës në Kavadar, tha se ka angazhuar avokat për të dëshmuar se pikturat e Aliut janë në pronësi të Shoqatës “Draudakum”.

“Zotëri Aliu akuzon se unë atij ia kam marrë veprat. Pikturat unë i kam bërë. Që ta dëshmoj se pikturat nuk i kam marrë unë, në mënyrë procedurale dhe juridike, duke angazhuar avokat kemi kërkuar nga shoqata, që me komision të dëshmojë se pikturat për të cilat Aliu thotë se ia kam marrë unë, janë te shoqata”, tha për Portalb.mk, Zenku.

Piktori Zenku gjithashtu tha se: “Unë nuk guxoj shoqatës t’i bëj presion, sepse i bie sikur unë i kam punët e fëlliqura dhe se me çdo kusht tentoj të shpërlaj punën time”.

Sipas asaj që u tha nga piktori Luan Zenku, ekspozita është financuar në kuadër të programit vjetor të Pallatit të Kulturës “Ivan Mazov Klime” në Kavadar, i cili program financohet nga Ministria e Kulturës.

“Unë nuk mund të flas për shumën e financuar, sepse unë kam konkurruar në programin e vitit 2018, dhe nëpërmjet Pallatit të Kulturës së Kavadar. Sa mjete kanë marrë, si i kanë marrë, nuk e di. E di se për katalogun unë kam qenë i detyruar që të vendos edhe logon e Pallatit të Kulturës dhe të Ministrisë së Kulturës”, tha Zenku.

Ndërkaq kryetari i Shoqatës së Artistëve Figurativ “Draudakum”, Reshat Ameti deklaroi se me rastin në fjalë do të merren pasi të përfundojë kolonia artistike, e cila gjatë këtyre ditëve është duke u mbajtur në Gostivar, organizatore e së cilës është “Draudakum”.

“Për momentin jemi shumë të zënë, nuk kemi mundur të merremi me rastin në fjalë. Pasi të përfundojë Kolonia, do t’i përkushtohemi kësaj”, tha Ameti.

Fotografi nga pikturat e Fitim Aliut gjatë Kolonisë Artistike të Gostivarit 2007

Përndryshe, ditë më parë piktori nga Kosova, Fitim Aliu për redaksinë e Portalb.mk deklaroi se piktori Luan Zenku, ka ekspozuar si të vetat pikturat e Aliut, të cila piktura kanë qenë në pronësi të Shoqatës së Artistëve Figurativ “Draudakum”. Pikturat për të cilat Aliu thotë se ia janë përvetësuar nga Zenku, janë piktuar nga Aliu gjatë Kolonisë Artistike të Gostivarit gjatë vitit 2007.

Ndryshe, “Draudakum” i ka hapësirat në Pallatin e Kulturës në Gostivar, ndërkohë që gjatë viteve paraprake, drejtor i Pallatit ka qenë piktori Luan Zenku.

Njoftim për skandalin në Shoqatën Draudakum dhe piktorit Luan Zenku (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button