Dy haxhilerët që shkuan me biçikleta në haxh

Që të arrishë deri tek qëllimi, duhet sakrificë dhe durim.

Kështu vepruan dy vëllezërit tanë nga Tetova, Amir Asllani dhe Senad Idrizi. Të dy, vendosën që të shkojnë deri në Haxh me biçikleta. Përse vallë  jo me aeroplan, siç bëjnë të gjithë haxhilerët, por mu me biçikleta?! Pasiqë, ata dëshiruan që të jenë më afër mënyrës së realizimit të Haxhit, siç e bënte profeti jonë Muhamedi alejhi selam. Sepse, në kohën e tij, që të shkoje në Haxh të duheshte që të shkosh jo me autobus, veturë apo aeroplan. Por, pasiqë, këta mjete transporti  nuk ekzistonin,  njerëzit shkonin në këmbë ose hipur mbi ndonjë kafshë (deve). Prandaj, Amiri dhe Senadi, vendosën, të sakrifikojnë veten dhe ti përafrohen mënyrës së shkuarjes në Haxh si dhe Muhamedi alejhi selam.

Shkruan: Hazize Jonuzi

Dy vite me rend u përgaditën në çdo lloj mënyre, duke qenë edhe sportista, por  në të njejtën kohë duke pasur parasyshë rrugën e gjatë dhe sfidat që do të mund ti hasnin përgjatë rrugëtimit.

Udhëtuan me javë të tëra, në mes të sakrificave nga më të ndryshme, që do  kalonin nga një shtet në shtet tjetër. Duke e pasur parasyshë se shtete të ndryshme kanë mentalitet, traditë dhe rregulla të ndryshme. Duke e ditur se  jo të gjithë shtetet nga do të kalonin janë shtete muslimane. Duke u përballur edhe me lloje të kafshëve dhe insekteve të ndryshme. Duke u përballur me kushte atmosferike nga më të ndryshmet:shi, erëra, diell të nxehtë që ta plas kokën e nga i cili të thahet i gjithë trupi…Sakrifica ditë pas dite. Deri sa arritën në kufirin e Arabisë Saudite. Sakrifica më e madhe. Të kalosh aq shumë kilometra duke menduar se u afrove tek pika e synimit tënd-Meka e bekuar, duke pritur me ditë natanë të kufirit, dhe të vjen lajmi se vizat për hyrje në Arabinë Saudite dhe për të kryer Haxhin nuk të jepen!

Thyerje zemre e shpirti. Brengosje. Mërzitje. Lotë në sy. Por asnjëherë dëshpërim dhe mos mbështjtje në Zot.

Këta dy të rinj, detyrohen që me aeroplan të kthehen, mbas gjithë këtij udhëtimi në vendin edhe nga u nisën-Tetovën e tyre amë.

Por, kur dëshiron Zoti të bëhet diçka, sikur e gjithë bota të jetë kundër teje, ajo do të bëhet. Ai testoi zemërat dhe sinqeritetin e këtyre dy të rinjëve, që në të njejtën kohë të marrim edhe ne të tjerët mësim.
Dhe i shpërbleu për mbështetjen e tyre të sinqertë dhe nijetin e sinqertë që kishin ndaj Zotit. Ndodhi mrekullia! Disa ditë pas ardhjes në Tetovë, me disa intervenime nga autoriete të jashtme dhe përkrahës e dashamirë të  sakrificës së këtyre dy njerëzve, Ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë, në mesnatë, hap dyert dhe ua jep vizat. Kohë kjo, kur më veç kishte ardhur urdhëri nga autoritetet Saudiane që mos të lëshohen viza për Haxh dhe mos të barten me aeroplan haxhilerë për Haxh.  Edhe pse sfidat dhe rrahjet e Zemrave nuk u ndalën me kaq. Amiri dhe Senadi ia arritën qëllimit të tyre që të shkonin dhe ta kryenin Haxhin…

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button