Air Albania do të ketë linjë fluturimi Tiranë-Shkup

Linja ajrore kombëtare e Shqipërisë, Air Albania, do të bëjë fluturimin e saj të parë në ditën e fundit të gushtit, njoftoi kryeministri shqiptar Edi Rama, transmeton Portalb.mk.

Njëra prej linjave do të jetë në drejtim të Podgoricës, raporton Investitori i Malit të Zi, duke iu referuar raporteve të mediave shqiptare.

Rama njoftoi se fluturimi i testimit do të jetë më 31 gusht, nga Tirana në Stamboll.

Edi Rama mori pjesë në themelimin e kompanisë Së shpejti, do të lëshohen dy A320, të cilat, siç raportohet, do të përmirësojnë standardin e fluturimeve dhe do të ulin çmimet e linjave ajrore.

Linja ajrore shqiptare.

Air Albania u themelua në nëntor të vitit të kaluar me ndihmën e Turkish Airlines, e cila zotëron 49 për qind të aksioneve. 51 përqind e mbetur është në pronësi të shtetit të Shqipërisë.

Edi Rama, i cili personalisht mori pjesë në krijimin e linjës ajrore, njoftoi se do të ketë fluturime nga Tirana për në Shkup, Prishtinë, Sarajevë dhe Zagreb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button