FIFA heton djegien e flamurit shqiptar nga serbët

Djegia e flamurit shqiptar nga tifozët serbë muajin e kaluar në stadiumin e “St.Gallenit”, u denoncua nga ambasadori i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, Mehmet Elezi, të cilët pas i kanë drejtuar një letër FIFA-s për hetimin e skandalit, kanë marrë përgjigje pozitive.

Disa ditë më pare dy ambasadorët shqiptarë e cilësuan veprimin e tifozëve serb sit ë papranueshëm në letrën që i drejtohej organizatës së futbollit botëror, e cila më 25 qershor bëri të ditur se e ka marrë me seriozitet më të madh shqetësimin që ka shkaktuar incidenti.

“Ne pranuam letrën tuaj të datës 6 qershor 2012, përmbajtja e së cilës tërhoqi vëmendjen tonë të plotë. Në këtë drejtim, ne kemi marrë shënim për njoftimet tuaja sipas të cilave gjatë ndeshjes miqësore të futbollit midis Spanjës dhe Serbisë, ndeshje e luajtur më 26 maj 2012 në “St-Gallen”, Zvicër, një grup i përkrahësve ka djegur me sa duket flamurin shqiptar, duke bërë thirrje në gjuhën serbë ‘Vdekje shqiptarëve’. Ne gjithashtu kemi shënuar kërkesën tuaj për të siguruar se FIFA do të ndërmarrë masa për të siguruar që aktet e tilla të mos mbeten pa u ndëshkuar”, thuhet në letër.

Më tutje në përgjigjen e ardhur nga FIFA, sigurohen ambasadorët se kjo federate ka bërë përçarjet e nevojshme në asociacionet përkatëse. 

“Pas leximit me kujdes të fakteve të përshkruara në letrën tuaj, ne ju lusim që të ”vini re se ne kemi  kontaktuar shoqatat përkatëse, në veçanti Federatën Zvicerane të Futbollit, Federatën e Spanjës dhe atë të Serbisë, në mënyrë që të jemi në gjendje të marrim parasysh të gjitha elementet e kësaj çështjeje. 

Ne do të vlerësonim lart nëse na dërgoni ndonjë informacion shtesë mbi ngjarjen e lartpërmendur të njohura nga ju”, thuhet në përmbyllje të letrës së FIFA-s, të nënshkruar nga drejtori i shërbimit juridik, Marko Villiger dhe nga shefi i Institutit Kuridik, Oliver Jaberg. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button