Gjermania kritikon politikën e sanksioneve të presidentit amerikan

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, ka kritikuar ashpër presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, për imponimin e papritur dhe të njëanshëm të sanksioneve kundër partnerëve tregtarë si Turqia, Kina dhe Rusia, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Konferencën vjetore të Ambasadorëve në Berlin, ministri Maas u zotua se do të marrë masa për të mbrojtur kompanitë evropiane nga sanksionet e njëanshme.

“Politika e sanksioneve të Washingtonit na detyron neve evropianëve që të formulojmë një përgjigje. Sepse ndikon tek ne në Gjermani dhe Evropë, kur SHBA-të imponojnë në mënyrë të papritur dhe në mënyrë të njëanshme sanksionet e papërcaktuara shpesh kundër Rusisë, Kinës, Turqisë dhe ndoshta në të ardhmen kundër partnerëve tanë të tjerë të rëndësishëm tregtarë”, deklaroi Maas.

Ministri gjerman argumentoi se vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) duhet të ndërmarrin hapa të përbashkët kundër dominimit të SHBA-ve në financat globale dhe propozoi një alternativë evropiane ndaj sistemit të pagesave SWIFT të dominuara nga SHBA-të.

“Ne duhet të forcojmë më tej autonominë dhe sovranitetin e Evropës në fushat e tregtisë, ekonomisë dhe financave”, theksoi Maas.

“Nuk do të jetë e lehtë, por ne tashmë kemi filluar të punojmë në të. Ne jemi duke punuar në propozime për të krijuar kanale të pagesave të pavarura dhe krijimin e një Fondi Monetar Evropian”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button