Jo, ndikimit të dëmshëm grek në Shqipëri!

Në lidhje me uljen e ndikimit grek në Shqipëri, mendoj se duhet ndarë në dy aspekte të ndryshme, njeri prej të cilëve duhej të punonte në favorin tonë. Për tjetrin, kam mendimin se duhet bërë një dallim midis qëndrimit zyrtar grek e atij jozyrtar, në të cilin përfshij kishën greke, organizatat joqeveritare fashiste e nacionalfashiste, si dhe opinionin publik grek, i cili bombardohet nga disinformacioni apo informacioni 80 për qind antishqiptar, e i ushqyer me pasionet që burojnë nga shekulli i kaluar e nga fillimi i shekullit ’20, (Megal-idhea e Koletit e Venizelosit) arriti deri aty sa të “shprehet” 95 për qind kundër ndërhyrjes së NATO-së në favorin tonë e në dëm të “vëllezërve historikë” serbë, ortakëve të tyre të dikurshëm për ndarjen e Shqipërisë.

Akti më provokues për çështjen tonë kombëtare (e jo vetëm) është peticioni që 77 parlamentarë nga i gjithë spektri politik në vitin 2001, me në krye ata të KKE-së (binjakja e PD-PS) i dërguan komunitetit ndërkombëtar ku protestohej për dorëzimin e kriminelit Millosheviq në Gjyqin e Tribunalit të Hagës, nën maskën e drejtave të njeriut, sovranitetit të brendshëm të Serbisë, etj, etj.

Antiamerikanizmi i tyre shkon shumë më larg se kaq. Këta hipokritë të degjeneruar nuk e hapën gurmazin kur të njëjtën gjë bëri edhe Kroacia e Bosnja, në një demonstrim të pashembullt cinizmi e antihumanizmi, se siç dihet, në Hagë nuk gjykohen vetëm kriminelët e popullit shqiptar, por krimi kundër njerëzimit! Kësaj ngjarje, por edhe pjesëmarrjes aktive të grekëve kryesisht të majtë, në site të krijuar për mbështetjen ndërkombëtare të kasapit Millosheviç, fatkeqësisht pak vëmendje i është kushtuar.

Ajo që është sot realitet në Shqipëri tregon se grekët përmes satelitëve të tyre, kanë arritur të marrin në dorë pjesë të madhe të infrastrukturës shqiptare nën ndërtim, kompanitë celulare, bankat etj., etj. Sikur të mos kishte garniturat ushtarako-politike, konkurrenca e ligjshme me kapitalin italian, gjerman, etj., duhet të shërbente në favorin tonë. Përsa i përket mafies greko-shqiptare që lulëzon në Jug, unë do thosha se ajo është pjesë e pandarë e jetës ekonomike të të dyja vendeve, e ajo u shpërblehet (gjatë qeverisjes së PD-së dhe PS-së) për rolin që luajti gjatë 1997. Për këto ngjarje, kam mendimin se nuk është vetëm Asfalia greke pas tyre. Kujtoni përplasjen e Berishës me atasheun ushtarak amerikan, emërimin e Xhon Tened (himariot me origjinë) si Drejtor i Përgjithshëm i CIA-së, etj.

Përplasja e qëndrimeve në lidhje me sa do pasonin në Kosovë, solli rezultatet që dihen. Fenomeni, i ushqyer fuqimisht nga anarkia vendase e nga ndonjë kokë e nxehtë e shërbimeve sekrete greke mori përmasa shqetësuese, aq sa e detyruan ministrin e Jashtëm italian t’i japë dorën një krimineli ordiner si Zani Çaushi. Pyetja që shtrohet është, a e duam uljen e ndikimit të pastër ekonomik grek në konkurrencë me të tjerët, (s’kam asgjë kundër tij) apo duam në përgjithësi t’i themi jo, çdo gjëje greke? Domethënë do na shqetësonte njëlloj një qeveri satelitore (ekonomike) italiane apo gjermane? Neve na duhet të dallojmë pozicionet krejt të kundërta të zyrtarëve grekë me ato të plehrave fashiste që duan kufirin në Shkumbin. Asnjëherë zyrtarisht ato nuk kanë gjetur mbështetje. Ky është fakt. Ligji i gjendjes së luftës ka pasur karakter administrativ, për të ushqyer me fondet e veçanta të kësaj gjendje ushtrinë e ushtarakët grekë që nuk duan të shërbejnë në kufij, përgjithësisht.

Ministri i Jashtëm grek planin e paqes që u miratua në Arbëri (Maqedoni), e patë hedhur si ide “nonpaper” në vitin 2001 (kuptohet nën patronazhin amerikan). Gjithashtu si anëtare e NATO-s, Greqia shërbeu si bazë për trupat tokësore të NATO-s. Dua të them se jo gjithmonë fakti i të qenit grek duhet ta klasifikojë një politikan apo një kapitalist të mirëfilltë, në armiqtë tanë. Qeverisë greke nga ana tjetër i duhet të ushtrojë ndikim e saj në opinionin grek, të ç’mitizojë atë nga përrallat e së kaluarës, i duhet të ndajë rreptësisht pozicionin e saj me Kishën Greke e t’i japë fund kolonializmit të Janullatosit, i duhet të luftojë më me vendosmëri ndaj fashistëve vendas. Nota të kësaj klime mund të ndjejë dikush në shtypin grek, por ato vazhdojnë të jenë të pakta. Siç mund ta kuptojë ndokush, Greqisë i duhet të luftojë me veten e saj mesjetare, obskurantizmit kishtar bizantin antiamerikanizmit të shfrenuar që rrafshon çdo gjë, paragjykimeve majtiste-anarkiste, etj, etj.

Si përfundim do t’i thosha “PO” kapitalit të ndershëm grek, atij që hyn nga dera e jo nga dritarja, e do t’i thosha një “JO” të prerë mafies shqiptaro-komunisto-greke që po na zë frymën, e gjithashtu Janullatosëve me shokë që duhet ta kuptojnë më së fundi se kemi kishë autoqefale e respekti ndaj trashëgimisë së Fan Nolit një ditë duhet të na çojë në “përcjelljen” deri tek dera të ideatorëve të Patrikanës, armikut më djallëzor të shqiptarëve në shekuj!

Faik KRASNIQI
Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të ”ALEANCA KUQ E ZI”

Lajme të ngjashme

Back to top button