Greqi, numri i viktimave nga zjarri i muajit të kaluar rritet në 97

Numri i viktimave në zjarrin pyjor që shpërtheu pranë Athinës në korrik është rritur në 97, raporton Anadolu Agency (AA).

Brigada zjarrfikëse greke ka njoftuar se në zjarrin pyjor që shpërtheu më 23 korrik, në vend jetën kanë humbur 82 persona, kurse 14 në spitalin ku u transportuan.

Zjarri që shpërtheu në zonën Pentela, pranë Athinës, i cili me ndihmën e erërave të forta u përhap me shpejtësi në zonat bregdetare, 187 persona u plagosën.

Qindra shtëpi dhe automjete u shndërruan në hi.

Pastrimi i terrenit dhe riparimi i dëmit zgjat më shumë se një muaj.

Nikos Toscas, i cili ushtronte postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes të Greqisë pas zjarrit dha dorëheqjen.

Për banorët që pësuan dëme nga zjarri u është siguruar ndihmë financiare prej më pak se 5.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button