Identifikohet vrasësi i 3 personave në Florida, mbeti i plagosur edhe një shqiptar

Policia amerikane ka identifikuar autorin e sulmit në Florida, ku 3 persona u vranë  dhe disa të tjerë u plagosën ku mes tyre ishte edhe një shtetas shqiptar, Drini Gjoka.

Autori i dyshuar është David Katz, 24 vjeçar nga Baltimore dhe autoritet thanë se ai ka përdorur armë zjarri, transmeton Ora News.tv.

Njëmbëdhjetë persona tjerë janë plagosur në Xhaksonuill Llanding, një qendër e madhe tregtare, me shumë dyqane, hapësira për argëtim dhe ushqim.

Disa raportime të pakonfirmuara kanë thënë se Katz ishte nervozuar pasi ka humbur gjatë lojës.

Florida është përballur me të shtëna masive në vjetët e fundit, duke përfshirë incidentin në një klub nate në Orlando më 2016, me ç’rast kishin vdekur 49 persona dhe sulmin e këtij viti që ka lënë të vdekur 17 persona në një shkollë në Parklland.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button