Tre viktimat në Dibër, kanë jetuar përkohësisht në Itali

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit po kryen hetime në shtëpinë private në Dibër ku janë gjetur tre trupa të pajetë të tre personave, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të para, bëhet fjalë për vrasje të trefishtë, ndërkaq viktimat janë familje, gjegjësisht burrë, grua dhe vajza e tyre 13 vjeçare, të cilët përkohësisht kanë jetuar në Itali.

“Kryerësi tani për tani është i panjohur. Prokurori kompetent është në terren dhe po punon në zbulimin dhe konstatimin e motiveve. Në atë drejtim, janë dhënë edhe një  sërë urdhrash për mbledhjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes, ekspertizë dhe bastisje”, informojnë nga Prokuroria.

Portalb.mk, mëson se A.P. dhe N.P. bashkë me vajzën 13 vjeçare, janë viktimat e vrasjes së trefishtë që ka ndodhur mbrëmë në Dibër.

Portalb.mk, jo-zyrtarisht mëson se bëhet fjalë për konflikt brenda familjar.

Vrasje e trefishtë në Dibër!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button