Kap vjedhësin në flagrancë

Katërdhjetë e gjashtë vjeçari Z.D nga Shkupi, dje u befasua kur në shtëpinë e tij takoi hajnin, derisa ia vidhte shtëpinë.

I befasuar, pronari filloi të bërtasë, por hajni i cili në dorë mbante stoli ari, iku nga dritarja dhe filloi të vrapojë nëpër rrugë. Për kohë të shkurtër, Z.D e zuri hajnin, ndërsa fqinjët me telefon thirrën policinë.

Nga MPB-ja thonë se bëhet fjalë për 59-vjeçarin Z.H nga Shkupi, të cilin policia i ka njohur si kryerës i disa plaçkitjeve të rënda. /portalb/


Lajme të ngjashme

Back to top button