Nishani: McCain, shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që ju ishit me ta

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale, si homazh në nderim të senatorit amerikan John McCain, që ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë në moshën 81-vjeçare.

“Të prehesh në paqe Senator John McCain! –  shkruan Nishani. – Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që Ju ishit me ta, tek mundën komunizmin, nisën të ndërtojnë demokracinë si një vend i lirë dhe fituan të drejtat njerëzore për çlirim, paqe e shtetformim. Zoti e bekoftë trashëgiminë tuaj,” përfundoi Nishani, shkruan syri.net, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button