Ndarje e “Kurorës së artë” për poetin polak Adam Zagajevski në tubimin poetik “Urat”

Në tubimin poetik ndërkombëtar “Urat” që tradicionalisht çdo vit mbahet në Urën e poezisë me ndarje të “Kurorës së artë” për laureatin e sivjetmë, poetin polak Adam Zagajevski dhe ndarje të çmimeve “Vëllezërit Milledinov” dhe “Urat e Strugës” sonte përfundon edicioni i 57-të i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, njofton MIA.

Zagajevski është fituesi i 53-të i mirënjohjes më të lartë të festivalit, që përbëhet nga kurorë të punuar filigrani.

Çmimi “Vëllezërit Milladinov” për vitin 2018 për libër më të mirë poetik midis dy edicioneve të festivalit të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë do t’i ndahet Zoran Ançevskit për përmbledhjen me vjersha “Pantomimë hyjnore”. Mirënjohja “Ura të Strugës” që UNESKO dhe Mbrëmjet Strugane të Poezisë që e ndajnë për poetin-debutant do t’i dorëzohet poetit Paullo Tapio.

“Mbrëmjet strugane të poezisë”: Gjuha shqipe përplasi Ademin me Kasamin, Merko pa koment

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button