“Dardania”: Thaçi është lokalist

Pas reagimit të BDI-së në lidhje me deklaratën e Menduh Thaçit, reagon edhe lëvizja për mbrojtjen e të drejtave studentore “Dardania”.

Kjo lëvizje konsideron se deklarata që sipas disa mediave e ka dhënë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi se “s’ka hajër nga shqiptarët jashtë Tetovës dhe Gostivarit” dëshmon vetëm një lokalizëm të papërmbajtur që do shkaktojë përçarje dhe indinjatë në popull. “

“Kryetari i PDSH-së i cili në kontinuitet pretendon se mbron interesat e shqiptarëve, tani po dëshmon të kundërtën , duke vepruar dhe dëshmuar gjëra që nuk i kanë hije një kryetari të një subjekti politik që fundja mban emrin si Parti Demkratike Shqiptare”, thuhet në reagim.

“Të dëshpëruar dhe irrituar nga një deklaratë e tillë, studentët që vijnë nga Shkupi, Kumanova, Struga, Kerçova, Ohri dhe mbarë vendet tjera shqiptare kërkojmë nga kreu i PDSH-së dhe partia e tij që të mos shkaktojë përçarje në mes popullit shqiptarë  për lokalizim dhe interes personal të dallojë shqiptarët. Lëvizja studentore “Dardania” kërkon që mos të inicohen dhe provokohen procese që do na linin mbrapa sepse konsiderojmë se e ardhmja e shqiptarëve është e përbashkët dhe ajo është vetëm drejt integrimit”, thuhet më tej në këtë reagim. 

Ndryshe, menjëherë pas akuzave të BDI-së se Menduh Thaçi po përçan shqiptarët, vijoi edhe reaksioni i PDSH-së, duke theksuar se për PDSH-në çdo shqiptar është i rëndësishëm, pa marrë parasysh se ku jeton dhe vepron ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button