Njohja e patent shoferit me Gjermaninë dhe Kosovën, Spasovski: Së shpejti zyrtarizimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një intervistë për Alsat-M deklaroi se Maqedonia pasi që ka arritur marrëveshje me Gjermaninë dhe Kosovën për njohjen e patentave të shoferëve, së shpejti do ta bëj edhe zyrtarizimin e këtyre marrëveshjeve.

“Edhe për Republikën Federale të Gjermanisë edhe për Republikën e Kosovës patëm negociata të hapura, negociatat mbaruan me të dyja vendet, kanë kaluar nga ana e Qeverisë maqedonase të dy marrëveshjet finale dhe autorizimi për nënshkrimin e atyre marrëveshjeve. Tani mbetet një termin edhe nga ana e Republikës Federale të Gjermanisë edhe nga ana e Kosovës për nënshkrimin zyrtar të të dyja marrëveshjeve që të hyjnë në fuqi”,- u shpreh për televizionin Alsat M, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button