Haraçinë, vetë-digjet një shqiptare

Një grua u vetë dogj në hangarin e shtëpisë së saj në rrugën “12” në fshatin Haraçinë. Dyzet e tri vjeçarja Suzana Ejupi, mbrëmë rreth orës 19 ka hyrë në hangar, ku është vetë djegur.

Sipas informatave të policisë, djali i saj njëzet e një vjeçar i dëgjoi britmat dhe menjëherë shkoi për të parë se çfarë po ndodh në hangarin prej ku dilte tym. 

Aty ka gjetur nënën e tij e cila digjej në flakë, pas çka e ka nxjerrë atë nga zjarri, mirëpo nuk ka arritur ta shpëtojë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button