Dy deputetët që nuk munguan në asnjë seancë

humë mungesa të pjesëmarrjes së deputetëve në seanca e kanë karakterizuar sesionin pranverorë të Kuvendit të Kosovës për vitin 2018.

Ramiz Kelmendi deputetë i LDK-së, nga 27 seanca sa janë mbajtur, sipas të dhënave të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), vetëm në tri seanca  ka marrë pjesë, transmeton Lajmi.net.

Por, janë dy kolegë të Kelmendit, të cilët kanë qenë maksimalisht të përgjegjshëm për detyrën e tyre.

Bahrim Šabani nga 6+ dhe Drita Millaku nga Vetëvendosje nuk kanë munguar në asnjë seancë të Kuvendit të Kosovë, sipas të dhënave që ka prezantuar KDI.

Gjithsej 660 mungesa të realizuara deri në fund të muajit Qershor. LDK 159 mungesa; PSD 103 mungesa; LS 99 mungesa; PDK 79 mungesa; AAK 64 mungesa;  LVV 62 mungesa; NISMA 44 mungesa; 6+ 26 mungesa; Pa Grup 24 mungesa./

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button