Shkupi mbyt insektet

Gjatë kësaj fundjave dhe asaj që vijon do të bëhet stërpikje tokësore dhe me aeroplan kundër insekteve, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Stërpikja me aeroplan do të bëhet të shtunën dhe të dielën nga ora 05:30 deri në orën 08:00 të mëngjesit, ndërsa ajo tokësore nga e hëna deri të premten, duke filluar prej orës 01:00 deri në orën 05:00.

Përderisa kushtet atmosferike nuk e lejojnë stërpikjen, atëherë e njëjta do të bëhet gjatë fundjavës së ardhshme në intervalin e njëjtë kohor.

Nga Qyteti i Shkupit i paralajmërojnë bletarët që në kohë t’i ndërmarrin masat e duhura për mbrojtjen e bletave./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button