Kush është koloneli me prejardhje shqiptare që drejton muzeun e Spiunazhit në SHBA?

Chris Costa është emri i kolonelit me origjinë shqiptare, e cili drejton një nga institucionet më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kolonel Costa është drejtori i ri i Muzeut Ndërkombëtar të Spiunazhit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai është shprehur, se institucioni që ai drejton luan një rol të rëndësishëm për të informuar publikun mbi punën e vështirë dhe me dedikim të agjencive të zbulimit për të garantuar sigurinë kombëtare.

Ai ka treguar:

Gjyshërit e mi, të dy u lindën në Shqipëri dhe i sollën prindërit e tyre këtu, mbërritën në Ellis Island. Këtu gjetën Ëndrrën Amerikane. Krijuan familje. Unë jetoj me trashëgiminë që më lanë. Jam shumë krenar për prejardhjen shqiptare. Prindërit e babait ishin nga Vithkuqi, pranë Korçës, ndërsa prindërit e nënës ishin nga Berati. Pata shansin që në fillim të viteve 1990 të ecja nëpër të njëjtat rrugë në fshatrat nga kishin ardhur ata. Ishte e mrekullueshme”

Kolonel Chris Costa e mori drejtimin e muzeut pas një karriere të gjatë si oficer zbulimi në radhët e ushtrisë. Ai është një nga figurat më të respektuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button