Athina Shkupit: mos na provokoni

Deklaratat dhe reagimet e para të autoriteteve të Shkupit pas zgjedhjes së qeverisë së re në Greqi, janë provokuese, vlerësojnë autoritetet greke.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Gregori Delavekuras tha se deklaratat provokative nga Shkupi nuk ndihmojnë arritjen e një zgjidhje të përbashkët të pranueshme për emrin.

“Ndërhyrjet fyese të autoriteteve të Shkupit, vetëm disa ditë pasi u zgjodh Qeveria e re, sigurisht se nuk ndihmojnë në drejtim të krijimit të klimës së përshtatshme për arritjen e një zgjidhje të përbashkët të pranueshme”, tha Delavekuras.

Ai ka kritikuar deklaratën  e kryeministrit Gruevski, i cili ka thënë se Greqia po kryen gjenocid politik. 

“Përkundrazi ata po rrënojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe po nxisin në mënyrë sistematike propagandën negative qeveritare, e cila ka për qëllim që opinionin publik në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka kthejë kundër Greqisë”, deklaroi zëdhënësi i Delavekuras. 

Sipas tij, Athina është e interesuar për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të emrit përmes negociatave dhe në kuadër të OKB-së. Reagimi grek gjithashtu ka pasuar edhe pas thirrjes së ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Popovski, i cili i bëri thirrje autoriteteve greke që të mos provokojnë maqedonasit me vendimin për mbulimin e kodit të targave të makinave MK me mbishkrimin FYROM.

Lajme të ngjashme

Back to top button