Qershori

Nëpër botë ka kalendarë dhe njerëz të ndryshëm që në mënyra të llojllojshme i numërojnë ditët dhe muajt. Vetëm ditët dhe muajt pasi vitet as për llogaritje nuk janë tërheqëse, për arsye se tregojnë plakjen dhe shumë njerëz, mu nga kjo arsye, iu shmangen. Edhe pse ndryshëm, pothuajse tek të gjithë njerëzit është i njëjti ngushëllim. Ngushëllohemi me atë se bota është më e vjetër, edhe pse nuk dijmë sa, të paktën është më e vjetër se vet ne.

Por kalendari diellorë, të cilin e përdorim, ka disa muaj për të cilët ia vlen të shkruhet për to nji-dy fjalë. Nga këto muaj është qershori. Në gjuhën shqipe i thuhet qershor, muaji i qershive, kurse në gjuhën turke dhe persisht; haziran- momenti i gatshëm, ditët kur bereqeti është pjekur për tu korrur.

Në dialogjet tona urbane, pa toka dhe korrje, përderisa je i vogël muaji qershor domethënë pushim nga shkolla kurse më vonë: provime. Në cilin do fakultet të mësosh, në çfarëdolloj sistemi kreditor që t’iu nënshtrohesh provimeve në universitetet, muaji qershor në ato vite do ta merr prapë gjithë gëzimin që ta ka ofruar përderisa ke qenë i vogël. Në ato vite nga jeta, qershori është muaji sipas të cilit llogariten vitet. Atëherë muaji qershor është muaji që ta prishë çfarëdolloj shikimi të kalendarit. Por nëse tërë mësimin e le për në qershor, atëherë çdo ditë është e rëndë në atë muaj. Njashtu në muajin qershor, në çdo dy vjet do ndeshesh me kampionat evropian ose botërorë të futbollit. Kështu që edhe në muajin qershor do funksionosh disi. Dita është ditë, por edhe nata natë, si në çdo muaj, ashtu edhe në qershor.

Thënë pa emocione, kalendari është matje me numra. Por edhe pse për të gjithë vlen kjo llogaritje, sa njerëz munden me të vërtetë të ndjejnë se pothuajse tërë muaji qershor, sipas kalendarit, është ende pranverë? Sigurisht jo neve këtu, të cilët që në ditët e para të muajit qershor, ndijtëm vapën dhe na vinte nxehtë.

Sigurisht që edhe në këtë muaj ka gjëra dhe ndodhi të cilat meritojnë të theksohen. Ndonjë hesap dallash i disa qindra milionëve, ditët e gjata në fund të muajit para se të arrijë rroga, pensioni, ndihma apo çfarëdo qoftë me të cilën mbijetojnë qytetarët. Si çdo muaj, ashtu edhe në qershor. Edhe pse, bereqat versën, specat dhe domatet janë të lira gjatë këtij muaji. Kishte edhe ngjarje kulturore të cilat ia vlen të përmenden: shfaqja e teatrit turk, e cila dëshmoi se edhe krahas vëllimit aq të madh të telenovelave turke, prapëseprapë, teatri është vendi ku mund të përjetohet më së miri se si “gjethet bien” dhe si kalon jeta. Një pikë artistike e shkëlqyeshme me zë anije në Vardar, në kuadër të “Emiter”, e cila dëshmoi se edhe krahas gjithë asaj zhurme të pa artikuluar, shkupjanët do të dinë ta dallojnë tingullin të cilin e presin dhe do të kthehen për të.

Por, të gjitha ndodhitë politike më duken më pak të vlefshme për shënim nga një kësi përcjellje e thjeshtë të muajit. Jo vetëm nga ajo se ky qershori na djersiti, jo vetëm pse në të ishte dita më e gjatë, jo vetëm nga ajo se nga Kroacia, nëpërmjet Rusisë dhe deri edhe Franca, secili reprezentacion për  të cilin isha tifoz, u eliminua nga Kampionati evropian. Por edhe për shkak të asaj se përnjëherë mendova se qershori  na u bë si një mysafir i rëndë, të cilin u munduam ta nderojmë me respekt, edhe pse  qëndroi gjatë tek ne. Por edhe si i tillë, ai, përkundër të gjithave, meritoi edhe – përcjellje.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button