Njoftim për skandalin në Shoqatën Draudakum dhe piktorit Luan Zenku (FOTO)

Për shkak të natyrës së materialit të siguruar, teskti më poshtë publikohet në mënyrë të plotë, pa ndërhyrjen e redaksisë së Portalb.mk.

Autor: Fitim Aliu

Jam Fitim Aliu piktor nga Kosova. Qëllimi i këtij shkrimi është që të bëj publik një skandal, i cili ka ndodhur në Maqedoni, nga një piktor nga Gostivari i cili quhet Luan Zenku në ekspozitën e tij personale, e cila është hapur në Qendrën për Kulturë në Kavadarci, më datë 22 gusht 2018.

Unë kam marrë pjesë dy herë në koloni të organizuara nga Shoqata e Draudakum në Maqedoni-Gostivar. Gjatë kolonisë së vitit 2007 që kemi pikturuar, në Shoqatë kanë mbetur tri piktura të mijat në pronësi të Shoqatës, por autorësia është e autorit.

Me datën 22 Gusht 2018, në ekspozitën personale të piktorit Luan Zenku është ekspozuar një nga pikturat e mia të kolonisë së mbajtur me 2007, ku piktori në fjalë ka fshirë autorësinë time dhe ka ekspozuar si pikturë të tijën.

Për informim dhe dokumentim po iu bashkëngjisë fotografitë nga Kolonia 2007 gjatë pikturimit tonë, ku dhe është ekspozuar punimi im, gjithashtu edhe katalogun e ekspozitës të cilin e posedoj, i shtypur nga Shoqata në 2007.

Fotot e katalogut të ekspozitës 2007

Fotot e katalogut të ekspozitës 2007

Me sa kam unë informacione, fondi i galerisë me piktura, mbahen në depon e Shoqatës Daudakum, në pallatin e Kulturës në Gostivar. Nuk kam informacione nëse kryetari i Shoqatës Draukum është në dijeni për këtë rast, por kryetari ka bërë hapjen e ekspozitës me një pikturë me autorësi të vjedhur.

Po iu bashkëngjisë materialet nga ekspozita e 22 Gushtit 2018 me punimin e vjedhur, gjithashtu edhe linqet e Shtëpisë së Kulturës e cila e promovon këtë ekspozitë dhe portalet:

Fotot e Ekspozitës së piktorit Luan Zenku – 2018

Link i ekspozitës së Qendrës Kulturore ku është hapur ekspozita:

Në fund, po iu dërgoj një krahasim të pikturës nga viti 2007 në kohën e realizimit dhe ekspozimit në Shoqatë dhe tash në ekspozitën më datë 22 Gusht 2018, kur në pikturë është fshirë nënshkrimi im dhe është nënshkruar nga piktori Luan Zenku.

Foto krahasimi

Kërkoj nga Shoqata e mirënjohur dhe e respektuar, që të ndërmerr masa për këtë skandal, gjithashtu kërkoj nga piktori Luan Zenku që punimin tim të ia kthej Shoqatës Draudakum, pastaj kërkoj nga Shoqata që të m’i kthej punimet e mija, pasi që tani më fondi i pikturave të Shoqatës nuk ka autorësi të sigurtë.

Përndryshe, unë si autor, jam i detyruar që të ndërmarrë masa ligjore, për mbrojtjen e autorësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button