Limaj: Ideja e Thaçit për korrigjim kufijsh, antikushtetuese

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famir Limaj, ka deklaruar se deklarata e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve, është një iniciativë vetanake, të cilën ai thotë se nuk e përkrah.

“Presidenti ka dal me qëndrim antikushtetues dhe në Kosovë nuk do të ketë ‘Republika Serpska’”, ka thënë Limaj në një intervistë për televizionin publik.

“Unë e di që flitet për ndarje, por qëllimi është diku tjetër, ‘Republika Serpska’ nuk ka me pas”, ka pohuar Limaj dhe ka shtuar, se përveç tij, kundër kësaj ideje është edhe kryeministri i Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button