Hawaii goditet nga uragani Lane, shpëtohen pesë turistë

Ekipet për shpëtim kanë arritur të shpëtojnë pesë turistë nga Kalifornia, të cilët kishin mbetur të bllokuar në një objekt të përmbytur si pasojë e uraganit Lane i cili goditi shtetin federal amerikan Hawaii, raporton Anadolu Agency (AA).

Turistët e shpëtuar po qëndronin në një objekt në Hill, në kohën kur policia po paralajmëronte turistët të largohen nga plazhi Waikiki.

Uragani Lane shoqërohet me erë të fortë që mund të arrijnë shpejtësinë prej 260 kilometra në orë, ndërkohë që sot gjatë lëvizjes drejt Hawaii, ai arriti kategorinë e pestë, që njëherësh është kategoria maksimale.

Meteorologët paralajmëruan më parë se në ishullin amerikan që ndodhet në oqeanin Paqësor, mund të paraqitet një stuhi e fortë e shoqëruar me erëra, përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.

Suzanne Demerais është një nga turistët e evakuar. Ajo tha se në 24 orët e fundit shiu po binte gjithnjë e më shumë që çoi në përmbytje. Banorët e Hillit, që është ishulli më i popullarizur në Hawaii, kanë vendosur thasë me rërë, për të mbrojtur objektet e tyre nga depërtimi i ujit.

Policia ka paralajmëruar notuesit dhe surferët të dilnin nga uji, pasi planifikon të mbyll plazhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button