Bakojani: Demokracia e Re nuk do të votojë për Marrëveshjen për Emrin

Ashtu siç po shkojnë punët shumë rëndë do të jetë që të ketë ndryshim dhe Marrëveshja të mos vijë në Kuvend. Diçka që mund të them është se ne nuk do të votojmë “për”, thotë ish ministrja greke për Punë të Jashtme, Dora Bakojani, e cila është deputete e Demokracisë së Re të Greqisë në lidhje me Marrëveshjen për Emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, njofton Portalb.mk.

“Kur dorëzuam iniciativë për mosbesim, qartë kemi thënë se nuk kemi dyshim, pasi që Qeveria vazhdoi drejt nënshkrimit të kësaj Marrëveshje do të ekzistojnë punë të kryera. Tanimë ekzistojnë, në kuptimin se zotëri Zaev, dhe në mënyrë të drejtë nga ana e tij, i ka precizuar ato punë që i ka fituar”, tha Bakojani.

Anëtarët e partisë opozitare greke, por edhe nënkryetari, në periudhën e kaluar, publikisht i kanë treguar papajtueshmëritë e tyre në lidhje me zgjidhjen mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe kanë porositur se Demokracia e Re nuk do ta mbështet Marrëveshjen për emrin kur të vijë për ratifikim në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button