Maqedoni, është dhunuar një vajzë nga Shtëpia për fëmijë me probleme sociale

Një vajzë 14-vjeçare nga Shkupi nga Shtëpia për fëmijë me probleme sociale e cila ka qëndruar në pushimoren “25 maji”, mbrëmë në Stacionin policor në Strugë ka paraqitur se ditën e njejtë, rreth orës 16:00, një person i panjohur ka kryer veprime të tjera seksuale ndaj saj, informon MPB.

Sipas paraqitjes, vajza ka qenë në plazh dhe më pas është nisur drejt daljes nga Struga. Atje ishte hasur nga personi i panjohur me automjet të panjohur, i cili ishte ofruar ta shoqërojë.

Pas një kohe të shkurtë, personi ka ndaluar në afërsi të fshatit Kalishtë dhe e ka kryer veprimin, pas çka e ka kthyer atë në pushimore. Po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button