Për gjashtë muaj janë transportuar 22,6 milionë udhëtarë me NTP “Shkup”

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2018 autobusët e Ndërmarrjes së transportit publik “Shkup” kanë bartur 22,6 milionë udhëtarë. Pjesa më e madhe e tyre janë transportuar në mars, ndërsa më pak në janar. Në rrugët e qytetit për çdo ditë kanë qarkulluar 277 automjete të NTP-së “Shkup”, ndërsa 206 në transportin privat. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, këtë vit është regjistruar numër më i madh i automjeteve në transportin ditor për 0,5 për qind mesatarisht në ditë, transmeton MIA.

Numri i biletave të shitura të personalizuara është rritur për 2,6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, gjegjësisht janë shitur pothuajse 20.000 bileta më shumë.

“Dukshëm është rritja e shitjeve të biletave shtesë për të rriturit, si dhe tek biletat vjetore për linjat në qytet. Pikërisht kategoritë e theksuara të biletave e përbëjnë edhe numrin më të madh të biletave të shitura të personalizuara”, informon Qyteti i Shkupit.

Rritet edhe numri i biletave jo të personalizuara për 25,9 për qind apo për pothuajse 825.000 bileta. Statistika e ndërmarrjes publike tregoi se rritje të dukshme në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është vërejtur gjatë pagesës së biletave me telefon celularë. Vitin e kaluar në periudhën janar/qershor janë paguar 100.528 bileta me telefon celularë, ndërsa në periudhën e njëjtë këtë vit 782.075 bileta.

Në gjashtë muajt e parë nga ky vit janë ndërmarr masa konkrete për huamarrjen afatgjatë të NTP “Shkup” ndaj një institucioni ndërkombëtar kredish me vlerë prej 10 milion euro për blerjen e autobusëve të ri ekologjik. Varësisht nga çmimi i ofruar i ofertuesve, pritet të blihen 30-40 automjete me gaz. Në përputhje me dinamikën e paraparë të procedurës, pritet që automjetet e reja të blihen pranverën e ardhshme.

“Në gjysmën e parë të vitit pjesë e transportit publik ishin tre autobus me gaz dhe një me rrymë. Prodhuesit e tyre/distributorët i lëshuan në përdorim falas, ndërsa ajo periudhë u shfrytëzua për të fituar përvoja konkrete dhe rezultate nga zbatimi i tyre në transportin publik, gjegjësisht për të përcaktuar se cili lloj i autobusit do të ishte zgjidhje më e përshtatshme për transportin publik të autobusëve në qytet”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në gjashtë muajt e parë të vitit me teleferik janë transportuar 132.035 udhëtar. Pjesa më e madhe e biletave janë shitur personave të rritur – 83.884, ndërsa i rëndësishëm është edhe numri i biletave të shitura në grup, 7.804 për të rritur dhe 3.416 për fëmijë.

Në fund të muajit maj përfundoi marrëveshje midis NTP “Shkup” dhe firma master për shitjen e shërbimeve të saj. NTP “Shkup” plotësisht e ndërmori nën kompetencën e saj shpërndarjen e kartelës “Skopska”. Të fuqizuara për shitje dhe mbushje të “Skopska” janë 32 sportele biletash të NTP “Shkup”, si dhe nëntëdhjetë lokacione nga rrjeti sekondar i shitjes (markete, kioska), ndërsa numri i tyre për çdo ditë ritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button