Pompeo prezanton të dërguarin amerikan për Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo emëroi dje ish ekzekutivin e Ford Motor Co dhe njëkohësisht veteran i politikës së jashtme, Stephen Biegun, si i dërguar i posaçëm i SHBA-ve në Korenë e Veriut.

“Steve do të drejtojë politikën e SHBA-së ndaj Koresë së Veriut dhe do të udhëheqë përpjekjet tona për të arritur qëllimin e Presidentit Trump për denuklearizimin përfundimtar, plotësisht të verifikuar të Koresë së Veriut, siç është rënë dakord me Kim Jong Un”, tha Pompeo para gazetarëve, duke iu referuar udhëheqësit të Koresë së Veriut, transmeton TCH.

Mike Pompeo do të vizitojë përsëri Korenë e Veriut javën e ardhshme në përpjekje për ta bindur atë të braktisë programin e armëve bërthamore dhe do të marrë me vete edhe përfaqësuesin e posaçëm të sapoemëruar, Stephen Biegun.

“Ai dhe unë do të udhëtojmë në Korenë e Veriut javën e ardhshme për të bërë përparim të mëtejshëm diplomatik drejt objektivit tonë”, tha Pompeo.

Ky do të jetë udhëtimi i katërt që Sekretari amerikan i shtetit kryen në Korenë e Veriut brenda vitit 2018, në përpjekje për të bindur autoritetet vendase të heqin dorë nga programi i ndërtimit të armëve bërthamore, ashtu siç u vendos në takimin e qershorit mes Donald trump dhe Kim Jong-un.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button