Gjykatësi Pançevski është ankuar në Gjykatën e Strazburgit për bastisjen e PSP-së në shtëpinë e tij

Ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski është ankuar para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për bastisjen e Prokurorisë Speciale Publike në shtëpinë e tij.

Lënda e gjykatësit Pançevski në Gjykatën e Strazburgit e ka kaluar fazën e parë preliminare të pranueshmërisë së ankesës. Lënda është regjistruar dhe është në testim të mëtutjeshëm, njoftoi avokati i tij Petro Janura, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë rast bëhet fjalë për shkelje flagrante të të drejtave të klientin tim me bastisjen e bërë në shtëpinë e tij, gjegjësisht shkelje e të drejtës së procedurës gjyqësore juridike sipas nenit 8 të Konventës evropiane për mbrojtje të së drejtave të njeriut. Procesi është zbatuar nga një institucion jo juridik, nga Prokuroria Speciale Publike, pas urdhrit të një gjykatë jokompetente –Gjykata Themelore e Gjevgjelisë, pa u plotësuar kushtet ligjore”, tha avokati i tij, Petro Janura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button