Thaçi: Këtë vit përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka deklaruar se mbikëqyrja e pavarësisë përmbyllet këtë vit në mënyrë të suksesshme dhe në këtë sukses rol vendimtar ka pasur puna efikase e Kuvendit, Qeverisë dhe të gjitha institucioneve tjera.
 

“Përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë përfundon këtë vit në mënyrë të suksesshme dhe në këtë sukses rol vendimtar ka pasur puna efikase e Kuvendit, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve tjera”, ka theksuar kryeministri.
 

Duke folur për raportet Kuvend-Qeveri, Thaci theksoi se forcimi i rolit mbikëqyrës të Kuvendit është thelbësor dhe ndikon në forcimin e demokracisë në vend.
 

Sipas tij në rrugën e integrimit të Kosovës në BE bashkëpunimi midis Qeverisë dhe Kuvendit është edhe më tej i domosdoshëm, ndërsa theksoi se procesi i integrimit është një proces afatgjatë që kërkon reforma të thella.

Lajme të ngjashme

Back to top button