fbpx

“Shvercerat” sensibilizojnë çështjen e KF Shkupit

Situata e Klubit Futbollistik “Shkupi” (ish Slloga) edhe më tej mbetet e paqartë. Kampioni i trefishtë shtetëror tashmë dy vite nuk merr pjesë në asnjë garë, ndërsa skenarët për kthim në ligë të parë ose të dytë përmes fuzionit me klube tjera tani për tani mbeten vetëm shkrime mediash.

Grupi i tifozëve “Shvercerat Shkup”, të cilët kanë ndjekur në çdo hap klubin shkupjan në 23 vitet e fundit, mbeten me shpresë për zgjidhjen e çështjes së klubit. Përderisa presin, përmes disa mesazheve që shihen në fotografitë që i bëri Portalb, ata shprehën mallin dhe mungesën që kanë për klubin e tyre të zemrës, njëkohësisht duke dashur të mbajnë gjallë dhe aktuale çështjen e rikthimit të KF Shkupit./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button