Premiera e Katy Perryt bllokon Hollywoodin

Katy Perry bllokoi trafikun në një prej rrugëve më të famshme në Amerikë, ndodhi kjo për premierën e filmit të saj të ri “Katy Perry: Part of Me”.

Ngjarja e mbajtur të martën mblodhi rreth 5 mijë fansa të këngëtares në Los Angeles, që është një numër mbi mesataren për një premierë.

“Unë kurrë nuk e kam paramenduar se do të mbyll bulevardin e Hollywoodit. Unë u kam thënë se dua diçka të veçantë. Shpresoj se kjo është mjaft e veçantë”, theksoi Perry, që nderoi fansat me performancë ‘live’ nga bulevardi.

Lajme të ngjashme

Back to top button