British Airways në shtator ndërpret fluturimet e drejtpërdrejta në Iran

Kompania ajrore britanike British Airways ka bërë të ditur se do t’i ndërpresë fluturimet e saj të drejtpërdrejta në kryeqytetin e Iranit, Teheran, pasi “operimi aktualisht nuk është komercialisht i suksesshëm”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i njoftuar vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore dhe nisi të rivendosë sanksionet e SHBA-ve.

British Airways thotë se fluturimi i saj i fundit në Teheran do të realizohet më 22 shtator, me kthimin më 23 shtator.

Kompania ajrore britanike rifilloi fluturimet e drejtpërdrejta në Teheran në muajin shtator të vitit 2016. Shërbimi ishte pezulluar në tetor të vitit 2012 pasi marrëdhëniet midis Britanisë së Madhe dhe Iranit u përkeqësuan.

Britania ishte midis fuqive botërore që nënshkroi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Ajo së bashku me kombet e tjera evropiane kanë thënë se duan të mbrojnë kompanitë që vazhdojnë të bëjnë biznes në Iran, por shumë prej tyre janë larguar nga vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button