Puçrrat që nuk duhet ti ngacmoni kurrë dhe mënyra si duhet ti trajtoni!

Nëse ju kanë dalë disa puçrra të bardha në faqe, në hundë apo afër syve , duhet të mendoheni dy herë para se ti ngacmoni. Një gjëndje e lëkurës e njohur si milia duket pak a shumë si një sasi e vogël puçrrash por gjithësesi nëse i ngacmoni është shumë e vështirë për ti trajtuar, shkruan Bordo.al.

“Ekzistojnë 2 lloje të milias, primare dhe sekondare. Milia primare ndodh kur qelizat e lëkurës së vdekur mblidhen në pore duke krijuart kështu ciste të vegjël. Milia sekondare shkaktohet nga infeksioni dhe dëmtimi I lëkurës si puçrrat që shkaktohen nga diegja e lëkurës nga dielli,” shpjegon O’Gara. Milia mund të formohet edhe si pasojë e produkteve kozmetike të cilat mbyllin poret e lëkurës.
Nëse ju i ngacmoni këto puçrra në lëkurë krijohet traumë dhe inflamacion që çon në krijimin e pullave të kuqe. Nëse jeni me fat milia mund të largohet vetë pa ndonjë trajtim të veçantë, por tek të rriturit nuk largohet edhe aq kollaj dhe ndonjëherë mund të duhen muaj të tërë për tu larguar.
Ekspertja sugjeron që në rast se keni milia të kërkoni trajtim nga një profesionist I lëkurës pasi ata kanë njohurinë dhe mjete e duhura për trajtimin e tyre pa dëmtuar lëkurën. O’Gara sugjeron përdorimin e produkteve të lëkurës të cilat pastrojnë lëkurën e vdekur si acid alfa hidroksid(AHA), acid hidroksid beta (BHA) dhe acid salicilik. Përveç kësaj ajo sugjeron përdorimin e kremrave të fytyrës që përmbajnë retinol pasi parandalon shfaqjen e milias dhe në disa raste e zhduk atë tërësisht.
Burimi/Dailymail