Australia përjashton Huawein nga projekti i zhvillimit të rrjetit 5G

Autoritetet në Australi përjashtuan gjigantin e telekomunikacionit të Kinës Huawei nga projekti i zhvillimit të rrjetit 5G për arsye sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria federale përmes një kumtese ka bërë të ditur se pjesëmarrja e një kompanie e cila mund t’i nënshtrohet direktivave të qeverive të huaja paraqet një rrezik shumë të madh.

Zyrtarët besojnë se ishin të pamjaftueshme bindjet e Huawei-t se të dhënat e klientëve australianë nuk do t’i ndante me shërbimin kinez të inteligjencës, por gjithashtu se nuk është gjetur asnjë kombinim sigurie që do të zvogëlonte këto rreziqe.

Ushtruesi i detyrës të ministrit të Brendshëm, Scott Morrison, tha se gjithmonë prioritet do të jetë siguria e australianëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button