“Çavkov është zgjedhor si djalli më i madh, kurse dy të tjerët janë liruar”

Pas pauzës së seancës së sotme gjyqësore për të “Enjten e përgjakshme”, kanë vazhduar të thuhen fjalët hyrëse. Avokati mbrojtës i Mitko Çavkov dhe Bogdan Ilievskit, Sasho Dukovski ka deklaruar se dy klientët e tij nuk janë fajtorë, transmeton Portalb.mk.

“Ata janë të pafajshëm, dhe derisa unë jam avokat mbrojtës, me dëshmi do ta vërtetoj atë”, ka thënë Dukovski.

Dukovski gjatë fjalëve hyrëse ka shtruar dileëm për atë se: “Si është e mundur që e njëjta ngjarje të ketë epilog të ndryshëm? Ka urdhër për hetim pas 7 muajve. Nuk është e mundur të ketë trajtim të ndryshëm”.

Dukovski vlerëson se Çavkov akuzohet me paramendim, pasi që aktakuza ndaj tij bazohet në një copët letër, duke kërkuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme që të japë udhëzim se në bazë të cilës rregullore duhej të vepronte Çavkov gjatë 27 prillit.

“Si është e mundur që Çavkov është zgjedhur si djalli më i madh, kurse dy të tjerët që kanë pasur përgjegjësi komanduese, janë liruar?”, ka pyetur Devkovski.

Dukovski gjithashtu ka deklaruar se policia në Kuvend është dërguar me urdhër të Çavkovit, duke mohuar fajin se Agim Nuhiu në shtabin e krizës ka shkuar më herët se Mitko Çavkov.

Dhuna e 27 prillit, avokati: Të akuzuarit s’mund të jenë terroristë

Me pengesa juridike dhe tupanë u zhvillua seanca gjyqësore për “E enjtja e përgjakshme”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button