Skandal me higjenën, bllokohen tre restorante në Vlorë e Ksamil (FOTO+VIDEO)

Gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, ka bllokuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Bar-Piceri”  në Vlorë.

Këto dy subjekte kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndërsa një tjetër subjekt me aktivitet “Restorant” është goditur nga AKU për shkak se tregtonte produktin “Dater” ose ndryshe “midhja hurmë” , tregtim i cili nuk lejohet sipas legjislacionit në fuqi.

Ndaj dy subjekteve Bar-Piceri “Kasamili” dhe Bar-Resorant “Donika Haxhiraj” në Jonufër, Vlorë janë marrë masë administrative gjobë si dhe bllokim të menjëhershëm të aktivitetit.

Ndëra ndaj subjekti, restorant “Lori” në Ksamil u mor masë administrative gjobë 100.000 lekë si dhe asgjësim i 1 kg “dater” duke e bërë të papërdorshëm për konsum.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button