Policia Financiare e akuzon Stevço Jakimovskin për “ndërtim pa leje”

Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar padi penale kundër ish kryetarit të Komunës Karposh, Stevço Jakimovski, për “ndërtim pa leje”, njofton Portalb.mk.

“Në vend që të parandalojë ndërtime të egra, S.J., ka lejuar që objekti i Komunës Karposh ku është e vendosur administrata komunale të ndërtohet pa miratim për ndërtim dhe pa dokumentim përkatës arkitektonik – urbanistik”, kumtojnë nga Policia Financiare.

Padi për “ndërtim pa leje” është dorëzuar edhe kundër J.K., inxhinier mbikëqyrës në “Karapançevski Kompani” në cilësinë e mbikëqyrësit dhe A.M., person përgjegjës në ndërmarrjen e Tetovës “ALKONPROEKT” në cilësinë e kryerësit, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “ndërtim pa leje”, por edhe kundër dy personave juridik.

I akuzuari i parë, Jakimovski, në cilësinë e kryetarit të Komunës Karposh, si investitor i kryerjeve të punëve për “Demontim, dislokim dhe ndërtim i barakës 4 dhe 5 në kornizë të parcelës urbanistike të Shkollës Fillore “Llazo Tërpovski”, gjatë viteve 2012 dhe 2013 duke shkelur nenet 56, 59 dhe 67 të ligjit për ndërtim pa miratim për ndërtim dhe dokumentim përkatës në emër dhe në llogari të Komunës Karposh ka ndërtuar dy baraka për nevojat e administratës komunale”, thuhet në kumtesën e Policisë Financiare.

Më pas, Policia Financiare kumton se kanë dorëzuar kërkesë për legalizim të barakave, megjithatë të njëjtat nuk munden që të legalizohen pasi që janë ndërtuar pas hyrjes në fuqi të ligjit për legalizim.

Ndryshe, Prokuroria para dy javëve ka ngritur kallëzim penal është kundër Jakimovski, për shkak të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Prokuroria Themelore Publike për Përndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke vepruar rreth kallëzimit penal të parashtruar nga ana e Drejtorisë për Polici Financiare, solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër pesë personave, për të cilët është ngritur propozim për përcaktim të masave të kujdesit.

Duke e keqpërdorë pozitën dhe autorizimin zyrtar Jakimovski dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë mundësuar të përfitojnë fitim të paligjshëm personave juridik “Alkonproekt” në vlerë prej  33.789.441 denarë dhe “S.M. Kompani” në vlerë prej 2.845.234 denarë,  me çfarë e kanë dëmtuar buxhetin e Komunës së Karposhit gjithsej për 36.634.675 denarë ose rreth gjysëm milion euro.

Dëmi rreth 1 milion euro, padi penale për ish kryetarin e Karposhit, Jakimovski, së bashku me 4 bashkëpunëtorë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button