Lllakavicasit pritën Kurban Bajramin me rrugën e re të asfaltuar

Banorët e fshatit Llakavicë festën e  Kurban Bajramit, sivjet e shënuan me rrugën e  re të asfaltuar në hyrje të fshatit.

“Realizuesit e punimeve punuan intensivisht edhe në ditët e festës, me qëllim që të përfundojnë punimet për riasfaltimin e  rrugës në gjatësi prej 230 metra, me një sipërfaqe prej mbi 1300 metra katror, respektivisht  prej te rruga rajonale Gostivar-Sërmnovë e deri te ura mbi lumin Llakashnicë në brendi të fshatit Llakavicë. Paraprakisht u bë gërryerja e asfaltit ekzistues i cili ishte mjaft i dëmtuar, me trashësi prej 4 cm, e më pas sipërfaqja u shtrua me asfalt të ri të cilësisë së lartë. Për këtë qëllim Komuna e Gostivarit ndau nga buxheti i saj 1.046.000 denarë. Ishte ky edhe një premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari për vitin e  parë të mandatit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndryshe, Komuna e Gostivarit për në fshatin Llakavicë ka paraparë edhe disa projekte infrastrukturore gjatë mandatit katërvjeçar, si kërkesa të arsyeshme të banorëve të kësaj ane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button