Nuk është zvogëluar norma e TVSH-së për barnat veterinare

PREMTIM: Do të ulim TVSH për preparatet veterinare-mjekësore prej 18% në 5%. Me këtë do të sigurojmë barna veterinar më të ulët për fermerët dhe do të përmirësojmë shëndetin e bagëtive. 

Edhe përkrah asaj se LSDM në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016 premtoi se nëse vjen në qeveri, në gjashtë muajt e parë të mandatit do të ulët normën e TVSH-së për preparate veterinare-mjekësore prej 18 përqind në 5 përqind, përsëri deri më tani (21.08.2018), këtë nuk e ka bërë.

LSDM dha këtë premtim me qëllim që të ju ndihmojë fermerëve dhe qendrave veterinare në luftën me sëmundjen e kafshëve. Më saktë, me vite stacionet e veterinarëve kërkojnë barazimin e takave të preparateve veterinare mjekësore me ato të shëndetësisë dhe të bujqësisë të cilët kanë norma tatimore më të ulëta. Ato kërkojnë që të ndryshojë modeli i lehtësimit tatimore për barnat veterinare si në shumë vende të Evropës me blegtori të zhvilluar, Slovenia dhe Polonia, por edhe Kosova, ku ka lirim të plotë për shërbimet veterinare dhe për barna ose barazim të plotë së sektorit të shëndetësisë.

Dhe për këtë paraqitet nevoja për uljen e normës së TVSH-së për barnat veterinar, në shtator të vitit 2016 flet edhe socialdemokrati Ljupço Nokollovksi, ministër i tanishëm i bujqësisë, i cili në atë kohë ka qenë ministër shtesë në këtë resor. Ai atëherë në deklaratë për mediumet dhënë me rastin e pagesave të kompanive veterinare për menaxhimin me sëmundjen e quajtur Nyja e lëkurës, mes tjerash kërkoi edhe:

Ulje të normës së TVSH-së prej 18 në 5% për barnat veterinar gjë që paraqet lehtësim për fermerët si dhe për kompanitë veterinare të cilat do të jenë në gjendje të kryejnë shërbimet e tyre për klientët.

Por, ka kaluar më tepër se një vit që nga zgjedhja e Qeverisë së LSDM-së, nuk ka ndryshime të propozuara në Ligjin për tatim të vlerës së shtuar, me të cilët do të ulje norma e tatimit për barnat veterinar, gjë që mund të shihet prej ueb-faqes së Regjistrit Elektronik Nacional (ENER) dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Financave. Nuk as asnjë informacion se Qeveria ka diskutuar për këtë çështje.

Për dallim prej raportit intert të institucioneve kompetente, Oda e veterinarëve me 15 shtator të vitit 2017 përsëri aktivizoi kërkesën për ndryshime dhe plotësim të Ligjit për TVSH, në drejtim të uljes së normës së TVSH-së për shërbime veterinare dhe preparate mjekësore veterinare. Kërkesa dhe studimi i implikimit fiskal mbi Buxhetin e RM-së prej uljes së normës së TVSH-së për barnat veterinar është dërguar deri te Ministria e Financave dhe kryeministri Zoran Zaev.

Pyetja është ngritur nga ana e Odës së Veterinarëve edhe në takimin me drejtorit së Agjencisë për ushqim dhe veterinari Zoran Atanasov, pas zgjedhjes së tij në këtë funksion.

Nga oda sqarojnë se ulja e normës së tatimit do të kishte efekt pozitiv mbi likuiditetin e shoqërove veterinere, mundësi për investime në teknologji të reja dhe pajisje, edukim më të mirë të kuadrit dhe rritje të plotë së cilësisë së shërbimeve veterinere në sektorin e bujqësor-veterinar.

Kryetari i Odës së Veterinarëve Tomisllav Nikollovki në deklaratë për MIA në maj të këtij viti (2018), vërteton se akoma nuk janë përgatitur, dhe nuk janë miratuar ndryshimet në ligjin për TVSH. Kërkesa, sipas tij, në katër vitet e fundit disa herë është dorëzuar në Ministrinë e Financave, por akoma nuk ka rezultat pozitiv. Hera e fundit që është dorëzuar ka qenë në gusht të vitit të kaluar.

Ulja e normës së tatimit nuk do të ketë implikime të dukshme fiskale mbi buxhetin e shtetit sepse kemi përgatitur edhe studim special, ndërsa imputi do të ishte shumë i madh për zhvillimin e profesionit veterinare dhe për dhënien e shërbimeve më cilësore veterinere, gjë që do të reflektojë edhe mbi prodhimin blegtoral edhe mbi shëndetin publik. (Nikollovskit 12 maj 2018).

Sipas tij, me uljen e tatimit dukshëm do të ulet edhe hyrja e barnave të paregjistruar të cilët hyjnë në përfitim në mënyrë ilegale.

Ai sqaron se në Maqedoni i njëjti ilaç është tatimuar me pesë përqind nëse ka përdorim human, ndërsa me 18 përqind nëse ka përdorim veterinar.

Edhe më e dukshme është në preparatet bujqësore. Tatimi për insekticide në bujqësi është pesë përqind, ndërsa për insekticidet në veterinari 18 përqind, kjo është totalisht e palogjikshme. (Nikollovski)

Përsëri edhe përskaj kësaj vendosmëria, ndryshimi i Ligjit për TVSH në pjesën e procedurave të privilegjuara të cilat do favorizojnë barnat veterinar, deri më tani (21.08.2018) nuk është realizuar.

Sipas asaj që u tha më lartë, mund të përfundohet se premtimi i LSDM-së për ulje të normës së TVHS-së për preparate veterinare-mjekësore prej 18 përqind në 5 përqind në gjashtë muajt e parë të ardhjes në qeveri, nuk është realizuar.

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button