Zaev-Merkel: Referendumi është shprehje e përcaktimit të qytetarëve për ardhmërinë e shtetit

Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, sot pasdite ka realizuar një bisedë telefonike me kancelaren e qeverisë gjermane Angela Merkel, e cila e ka vërtetuar përkrahjen e Gjermanisë në arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ajo njëkohësisht ka dhënë përkrahje edhe për përpjekjet e Qeverisë për përforcimin e perspektives evropiane të shtetit.

“Kancelarja Merkel e vërtetoi përkrahjen e Gjermanisë për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, e cila zgjidh kontestin shumë vjeçar, që ishte pengesë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO. Në këtë drejtim bashkërisht është thënë se referendumi është akti më i lartë demokratik dhe shprehje e angazhimit për të ardhmen e shtetit”, thuhet në kumtesën.

Zaevi e ka informuar Kancerlaren gjermane për zhvillimet e përgatitjeve për referendumin e 30 shtatorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria është fuqishëm e përkushtuar për organizimin demokratik, der dhe kushte transparente për realizimin e shprehjes demokratike të qytetarëve”, i ka thënë Zaevi Kancelares së Gjermanisë Merkel.

Ata kanë biseduar për hapa konkrete për zmadhimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy shteteve. Nga Qeveria thonë se ata kanë biseduar edhe për çështje tjera bilaterale dhe regjionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button