Izraeli përgatitet t’i dënojë me burg personat që hapin flamurin palestinez

Një deputete izraelite ka përgatitur një projektligj i cili parasheh dënim me një vit burgim për personat që shpalosin flamurin palestinez në mbledhje ose protesta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës Israel Hayom, anëtarja e partisë në pushtet Likud, Anat Berko, ka firmosur këtë projektligj kontrovers pasi flamujt palestinezë prej një kohe kanë qenë të pranishme në protestat kundër ligjit “shtet-komb hebre”, të organizuara nga Komiteti i Lartë Ndjekës Arab, që përfaqëson shtetasit palestinezë të Izraelit.

“Shtetasit që bartin flamurin e shtetit armik në protesta ose të çfarëdo organizate që nuk është mik i Izraelit, siç është Organizata Çlirimtare Palestineze (PLO), do të gjykohen me kërkesë prej një viti burgim”, thuhet në tekstin e projektligjit, i cili pritet të paraqitet në kuvendin izraelit në shtator.

Sipas lajmit, Barko ka marrë premtime mbështetëse gjatë takimeve me zyrtarët e qeverisë izraelite, ndërkohë që projektligji parasheh edhe ndryshime në kodin penal i cili ndalon tubimin e tre apo më tepër personave me qëllim prishjen e rendit publik.

Ndryshe, forcat izraelite arrestojnë palestinezët pa dalluar mes grash, fëmijësh apo pleqsh për hapje të flamurit palestinezë në protestat që organizohen në territoret e okupuara të palestinezëve. Edhe përkundër çmimit që duhet paguar për hapjen e flamurit, palestinezët nuk heqin dorë nga një veprim i tillë.

Po ashtu, forcat izraelite mbledhin flamujt palestinezë të varur nëpër rrugët e Kudsit Lindor të okupuar.

Përveç protestave, palestinezët e kanë të ndaluar t’i varin flamujt e tyre edhe para shtëpive të tyre, në dyqane dhe automjete.

Edhe pse nuk ekziston një ligj që ndalon varjen e flamurit palestinez në Kudsin Lindor, policia izraelite nuk e lejon një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button