Rroga mesatare gjatë muajit prill 20.743 denarë

Neto rroga mesatare e paguar për një të punësuar në muajin prill të këtij vitit është 20.743 denarë dhe në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar shënon rritje për 1.1 për qind, bëri të ditur sot Enti shtetëror për statistikë.

Rritja ka të bëjë, para se gjithash, me rritjen e neto rrogës mesatare mujore të paguar për një të punësuar në sektorët “veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike” për 10.1 për qind, “veprimtari lidhur me pronë të patundshme” për 6.2 për qind dhe “bujqësi, pylltari dhe peshkim” për 6.2 për qind. Ulje të rrogës në krahasim me muajin e kaluar është vërejtur në sektorët “informata dhe komunikime” për 35 për qind, “veprimtari shkencore, profesionale dhe teknike për 5.5 për qind dhe “veprimtari administrative dhe shërbyese-ndihmëse” për 4.3 për qind.

Në prill të këtij viti dy për qind e të punësuarve në Maqedoni nuk kanë marrë rrogë. Bruto-rroga mesatare mujore e paguar për një të punësuar në prill arrin 30.444 denarë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button