“FB” e “Twitter” bllokojnë llogari

Facebook dhe twitter kanë fshirë llogaritë që kanë të bëjnë me sjelljen jo autentike apo manipuluese të Iranit dhe Rusisë. Më shumë se 650 faqe dhe grupe facebook-u thuhet se janë identifikuar si mashtruese, sipas shefit ekzekutiv dhe themeluesit Mark Zuckerberg.

Ndërkohë twitter pezulloi 284 llogari që lidhen me Iranin. Kjo vjen një ditë pasi Microsoft deklaroi se ka ndaluar sulmet kibernetike të Rusisë kundër grupeve konservatore amerikane. Facebook deklaroi gjithashtu se ka zbuluar disa llogari që shfaqnin ‘sjellje jo autentike’.

Sipas rrjeteve sociale, fushata duket se targeton njerëz nga shërbime të ndryshme interneti në Lindjen e Mesme, Amerikën Latine, Britaninë e Madhe dhe Amerikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button