Me pengesa juridike dhe tupanë u zhvillua seanca gjyqësore për “E enjtja e përgjakshme”

Sot ka nisur gjykimi për të akuzuarit në rastin “E enjtja e përgjakshme” që lidhet me terrorin e 27 prillit të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë. Derisa avokatët mbrojtës kërkonin anulim të seancës për shkak se nuk u janë dorëzuar të gjitha dëshmitë, para Gjykatës Penale ku mbahej seanca, një grup i protestuesve brohorisnin; “Liri për vëllezërit tanë patriotë”, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Pranohet tërësisht aktakuza për ngjarjen e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë

Për rastin e 27 prillit akuzohen 33 individë, ku 31 prej tyre gjykohen nën veprën penale “kërcënim terrorist i sigurisë publike dhe rendit kushtetues”, kurse dy për marrje pjesë në vepër penale. Aktakuza e parë ishte për 30 persona, por ajo u zgjerua edhe me 3, pasi që në të u përfshinë edhe Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Nikolla Mitrevski – Kolo dhe Mitre Pitropovski.

Nga të akuzuarit, 11 janë në paraburgim, 13 në arrest shtëpiak, kurse 8 me masa kujdesi dhe sigurie. Vetëm njëra nga të akuzuarit është femër, pjesë e shërbimit të Kuvendit të Maqedonisë, Elena Docevska Bozhinovska.

LEXO: Me tupanë në Shkup kërkohet liri për të akuzuarit e terrorit të 27-prillit në Kuvend
LEXO: Filloi gjykimi për ngjarjet në Kuvend më 27 prill

Para gjykatës protesta

Para Gjykatës Penale ku mbahej seanca gjyqësore për “E enjtja e përgjakshme”, kishte edhe protestues, ku njëri nga ata, përkrahës i deputetit Kërste Mukoski kishte marrë me vete edhe tupanë, të cilët ranë gjatë tërë kohës sa zgjati seanca gjyqësore.

Gjatë mbërritjes në Gjykatë, ovacione më të mëdha kanë marrë udhëheqësit e shoqatës “Për Maqedoni të përbashkët”, Bogdan Ilievski, Boris Damovski, Vllado Jovanovski dhe deputeti, Johan Tarçullovski, ndërsa si nën hije ka kaluar ardhja e ish drejtorit për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

Prokurore të rastit janë Villma Ruskovska dhe Gordana Smaqovska.

Seanca u zhvillua edhe me pauza të kërkuara nga avokatët e të akuzuarve të cilët janë në arrest shtëpiak dhe që nuk janë nga Shkupi.

Një pjesë e të akuzuarve u deklaruar se kanë ndryshime të të dhënave personale, si adresa të banimit, apo gabime në emrat, kurse i akuzuarit Igor Jug tha se nuk është maqedonas, por kroat, edhe pse nuk kërkoi përkthyes, kërkoi falje se nëse bën ndonjë gabim derisa flet maqedonisht.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska kërkoi nga të akuzuarit që të qëndrojnë të qetë gjatë seancës, sepse rastin nuk ka interes vetëm në Maqedoni, por ai ndiqet edhe nga faktori ndërkombëtar.

LEXO: Gjithsej 81.5 vjet burg për dhunuesit e Ziadin Selës në Kuvend (VIDEO)
LEXO: Dy vjet e 10 muaj burg për sulmuesin e truprojës së Oliver Spasovskit
LEXO: Dhuna e 27 prillit, dënohen dy persona: Njëri për rrahjen e Zoran Zaevit, tjetri për rrahjen e Artan Grubit
LEXO: Gjykata në Maqedoni dënoi me burg dy dhunuesit e Ziadin Selës

Përndryshe, më 27 prill të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë hynë një grup i protestuesve “Për Maqedoni të përbashkët”, ku sulmuan gjithçka materiale, përfshirë edhe deputetë në shenjë pakënaqësie për emërimin e Talat Xhaferi si kryetar të Kuvendit të Maqedonisë. Sipas video-incizimeve të dala në opinion, në sulm të përfshirë kanë qenë edhe deputetë dhe funksionarë të tjerë shtetëror.

Një vjet nga dita e përgjakshme e 27 prillit, si vazhdoi ky tregim i dhunshëm?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button