Dëshiroi të ikë në Suedi, kapet nga policia

Një shtetas turk, me pasaportë të falsifikuar dëshiroi të udhëtojë për Suedi nga aeroporti i Shkupit, por policia e zbuloi dhe e arrestoi.

Nga MPB-ja thonë se bëhet fjalë për shtetasin turk N.Ç i cili fitoi një vit burg dhe tre vite dënim me kusht, pasi të hënën në aeroportin e Shkupit u paraqit për të udhëtuar me pasaportë të falsifikuar.

I huaji i cili ka 43 vjeç në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, gjatë kontrollit të pasaportit u lajmërua me pasaportë të falsifikuar turke dhe kishte ndër mend që të niset për në Suedi. Pasi u arrestua, është dërguar para gjykatësit hetues në Gjykatën Themelore Shkup 1 i cili e dënoi, e po ashtu mori edhe ndalesë për të hyrë në Maqedoni në kohëzgjatje prej pesë viteve. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button